January 10, 2017 at 10:01 pm

Histori prekëse/ Si përfundoi endacak kuzhinieri nga Durrësi (VIDEO)

loading...


Irakli Karaj është një 60 vjeçar nga Durrësi dhe i njeh mirë të gjithë bashkëqytetarët e tij. Fati është treguar tepër mizor me të në pleqëri. Karaj është braktisur nga familjarët, është i divorcuar, ndërsa një vit më parë pa humbur vendin e punës si kuzhinier. Ai është njeri i nderuar dhe i respektuar në komunitet. I mbetur pa asnjë mbështetje dhe pa një strehë ku të fusë kokën, në netët e ftohta atë e shpëtoi policia, e cila erdhi dhe e mori nga stolat e stacionit të autobuzit dhe e dërgoi në spital. 60 vjeçari u strehua në spital gjatë natës, ndërsa tregon edhe takimin e tij të fundit me Benin, endacakun 38-vjeçar nga Durrësi, viktimën e parë nga i ftohti polar i këtyre ditëve.“Atë ditë që vdiq erdhi e më dha një mijë lekë Beni i shkretë. Nuk do ta harroj kurrë se e kishte shpirtin të mire” shprehet Karaj. Durrsaku Karaj ka një apel për të gjithë ata që kanë në dorë fatin e qytetarëve dhe të njerëzve që si ai që nuk kanë asnjë mbështetje, shkruan portali Durreslajm.“Jam rritur me Vangjush Dakon, e kam pas komshi. Por nuk na përfill fare…”mbyll rrëfimin e tij Karaj. Zyrtarisht në polici pohuan se të gjithë endacakët policia nuk i lë të flenë rrugëve dhe ia dorëzon bashkisë, që në këtë rast është spitali rajonal Durrës.Deri tani, bashkia e Durrësit nuk ka hapur asnjë njësi për të pritur endacakët, të pastrehët, të braktisurit dhe ata që nuk kanë se ku e kalojnë natën e ftohtë.

loading...