May 20, 2015 at 11:24 am

Vëllai i Mirsad Ndrecaj: Ali Ahmeti i ka tradhtu! (FOTO)

loading...

safe_image (17)Familjarët e atyre që kanë vdekur në Kumanovë kanë kërkuar kthimin e trupave të pajetë që janë ende në Maqedoni

Vëllai i Mirsad Ndrecajt ka treguar se familjari i tyre kishte shkuar në Maqedoni për të luftuar për të drejtat e shqiptarëve e jo për para.

“Ali Ahmeti i ka tradhtu”, ka thënë ai.

loading...

Sot, familjarët e atyre që janë përfshirë në rastin e Kumanovës janë duke protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ata po kërkojnë ndihmën e Shtetit për t’iu dalë në ndihmë të arrestuarve. Ata kanë thënë se familjarët e tyre në Maqedoni janë duke u maltretuar.