November 22, 2016 at 11:21 pm

“BonBon” e Era Istrefit pushton stadiumin San Siro

san_siro_inter_ac_milan_field_pitch-550x366Një nga hitet më të famshme të këngëtares Era Istrefi “BonBon” ka thyer gjithë kufijtë. Këtë herë Era Istrefi është dëgjuar edhe në stadiumin San Siro përpara përballjes Milan – Inter. Kënga është dëgjuar me zë të lartë në gjithë stadiumin disa minuta para se të fillonte ndeshja Milan Inter e cila përfundoi me barazim 2-2. Në stadium ndodheshin 80 mijë tifozë. Po ashtu kjo këngë është dëgjuar edhe në stadiumin “Santiago Bernabeu” në ndeshjen Real Madrid – Sporting Lisbona. Duket se Era Istrefi i ka kaluar pritshmëritë me këtë projekt.

Shperndaje në Facebook.