June 11, 2018 at 10:22 am

Dasma që shkundi Tiranën, kush u martua mbrëmë?

Ka qenë një dasmë e planifikuar dhe e realizuar brenda shumë pak kohe ajo e Jona Spahiut me të dashurin e saj, Frenklin.

Ndoshta ishte një dasmë e paplanifikuar kaq herët, por e detyruar të bëhej për shkak se Jona është në pritjen e ëmbël dhe do të sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë.

Ceremonia martesore ka qenë e magjishme, si një përrallë për dy të rinjtë e dashuruar.

Jona shfaqet krah Frenklit i cili nuk ja lëshon për asnjë moment dorën teksa çifti përshëndesin të ftuarit.

Më tej, pasi nisi dasma, ata shihen duke kërcyer me njëri-tjetrin e me të ftuarit. Edhe pse me barkun e rrumbullakosur, Jona duket që e ka shijuar pa masë dasmën e saj, duke kërcyer në çdo këngë.

Shperndaje në Facebook.