March 13, 2018 at 8:08 pm

Donin t’i merrnin 2 vajzat, Gëzimit i bëjnë sot surprizën e madhe

Gëzim Abduli i preku të gjithë me historinë e tij në “Dua të të bëj të lumtur” ku një çift pastorësh kërkonin të birësonin vajzat e tij meqënëse ai nga varfëria i kishte çuar në jetimore.

Gëzimi tregoi një karakter të fortë dhe nuk pranoi që t’ja merrnin vajzat, veprim që u duartrokit nga shumë qytetarë.

Pak ditë pasi i preku të gjithë me gjestin e tij, Gëzimi ka marrë surprizën e madhe.

Siç njofton Hoxha i mirënjohur, Ahmed Kalaja, sot Gëzimit i është ofruar një vend pune me kontratë 5 vjeçare.

Njoftimi i Hoxhës Ahemd Kalaja:

Surpriza e pare.

Gezimi qe gezoi te gjithe njerezit me qendrimin e tij fisnik mbylli nje kontrate pese vjeçare pra per 5 vite per 40 000 leke afersisht 300 euro kjo neto plus kesaj edhe me siguracione te paguara 7625 leke. Me interesant eshte fakti se donatori nuk deshiron te behet i ditur; Allahu e bekofte.

Sapo kemi filluar. Zot mos u perdorte emri yt per tu ndare familjet; prinderit nga femijet; Zot emri yt u perdorte per dashuri e bashkim. Amin! Zoti im bashkoje kete familje edhe çdo familje qe prinderit edhe femijet nuk bashkohen per arsye qe nuk jane arsye. Amin.

Shperndaje në Facebook.