January 6, 2018 at 7:05 pm

“Duan të ndeshem me një serbe dhe të humb”, Majlinda Kelmendi trondit shqiptarët

Kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi ka tronditur federatën e Kosovës pas një statusi në rrjetin e saj social Facebook.
Ajo ka denoncuar zyrtarët e federatës se po organizojnë një ndeshje me një xhudiste serbe, të cilën e kanë trukuar. Sipas saj, ata i kanë kërkuar kampiones shqiptare që të humbasë.

E irrituar nga ky fakt Majlinda e ka shpërndarë me ndjekësit e saj të shumtë këtë fakt në Facebook, por më pas e ka fshirë komentin.

Ndër të tjera ajo thotë se e gjithë kjo bëhet për qëllime politike nga zyrtarët e federatës së Kosovës.

Statusi i plotë i Majlinda Kelmendit:

Keq e më keq. Pas lajmit që mora para disa ditësh që është duke u organizuar një duel me një xhudistë serbe, tani mora një informacion që asesi nuk kapërdihet. Më njoftuan se dueli është kurdisur dhe un duhet të sakrifikoj karrierën time dhe ta lë të më mposhtë xhudistja serbe. Është shumë e qartë tani se kjo po bëhet vetëm që disa zyrtarë tonë t’u hynë në b… ndërkombëtarëve dhe të shpëtojnë nga krimet e bëra. Prandaj, kërkoj nga ju që të më përkhrani duke më kthyer një përgjigje se a duhet të marr pjesë apo jo, dhe unë do të vendos në bazë të komenteve tuaja. Mos harroni që të bëni edhe share. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj. E juaja M.K.”

Shperndaje në Facebook.