January 9, 2017 at 1:15 am

Edhe me nënën, edhe me të bijën…

“Vera njëherë vjen kah dera”, thoshin pleqtë. E, edhe unë e shijova në maksimum atë “verë”, për të cilën kisha me dhënë gjithçka, që t’më përsëritet edhe njëherë…, shkruan për Portalin tonë Zaimi, nga rrethi i Gjilanit.

Ndonëse tani jam i martuar dhe kam fëmijë, e kujtoj me ëndje vitin 2000, kur për herë të parë e kuptova se çka është dashuria dhe çka është seksi i vërtetë. Në banesën që zura me qira në Gjilan, çdo mëngjes dilja për të gjetur punë. Mbrëmjeve ndihesha sikur i plagosur dhe mezi prisja të shtrihesha në krevat.

Megjithatë, duhej të punoja, sepse kjo ishte mënyra e vetme për të mbetur në Gjilan dhe jo të kthehesha në fshat, për t’u marrë me bagëtinë dhe punët e fushës. Një ditë më rastisi të punoja në kopshtin e një shtëpie të bukur. Dhe, teksa me grabujë i mblidhja gjethet, në çast mbeta i stepur nga një zë femre, e cila nga dera e shtëpisë më tha: “A do kafe?”. Por, fustani që kishte veshur ajo, i hollë, bëri që goja t’më merrej dhe zëri nuk më doli dot…

O zot, mendoja në vete, ku e paska krijuar perëndia këtë femër kaq të formuar?! Kishte këmbë të gjata, edhe pse nuk dukej shumë e gjatë. Vithet i dukeshin të lëmuara, gjoksi sikur donte ta shpërthente atë gjoksore të hollë nga mëndafshi. Për pak sa nuk më ra të fikët, sepse kurrë nuk kisha parë femër më të bukur. Isha i njomë dhe i virgjër, edhe pse i kisha mbushur të njëzetat që moti. Jetë fshati më… S’ta qante kush hallin nëse je pjekur apo jo, para se të martoheshe…

Vajza e hetoi se m’i kishte marrë mendtë, por, si dukej, i pëlqente kur mashkulli lëpihej pas saj. Me lëvizjet dhe përdredhjet e trupit ma luante trurin nga koka. Kur u ulëm me pi kafe herë vente njërën këmbë mbi tjetrën, e herë i ndërronte, duke ekspozuar gjithnjë e më tepër pjesën e brendshme të kofshëve. Pas pak ma sqaroi se nëna ia kishte dhënë një porosi që unë të bëja një punë fizike të cilën e bën vetëm dora e mashkullit. “Mami më tha t’i çash do dru që i kemi në podrum”, më tha ajo dhe u nisëm drejt podrumit.

E pranova atë punë, jo shumë me dëshirën se do të fitoja ca para, sa për faktin se ajo ishte me mua në podrum. Dhe, në çast ajo m’ua afrua edhe më afër dhe pa një e pa dy ia ngjita. E afrova afër vetes dhe e putha. Për çudi, nuk kundërshtoi. Ma ngjiti edhe ajo dhe përfunduam në një qosh të podrumit ku ndodhej një shtrat. Iu hodha sipëri dhe për herë të parë në jetë bëra seks… Edhe tash më rrëqethet trupi kur i kujtoj ato pamje… Punova deri në mbrëmje dhe mbet punë edhe për një ditë tjetër. Të nesërmen kur u paraqita në shtëpinë e tyre doli e ëma e saj. Tha se e bija atë ditë ishte në fakultet. Pasi më tregoi se do të duhej ta kryeja punën që kishte mbetur, më tha, së pari, eja brenda dhe pije një kafe.

Në shtëpinë e tyre ishte si në parajsë. Bashkë me kafe ajo më ofroi edhe një lëng molle. Molla të jep vitamina, më tha ajo dhe vazhdoi: “Po, ç’të duhen ty vitaminat?! Paske fuqi mjaft. E, unë dua të të testoj…”. Ndenjëm një kohë bashkë, duke e shfrytëzuar kohën për t’u njohur më mirë. I tregova se jam nga një fshat i thellë malor dhe se kisha ardhur në Gjilan për të punuar, sa për të fituar sadopak për nevojat e familjes. Dhe, derisa i palosja drutë në bodrum, zonja shpesh qëndronte pranë meje, duke më sqaruar se ku dhe si t’i vendosja ato dru.

Shpesh ulej për të larguar ndonjë gjë nga ai vend, por që më kallte, kur bythët m’i ekspozonte aq mirë, sa që i shikoja me ëndje… Duke u ankuar se në bodrum ishte freskët, shkonte lart në dhomë, por sërish kthehej. O zot, mendoja në vete, kjo do më alivanos me këto sjellje! Nuk guxoja të bëja ndonjë veprim, nga frika se do humbisja çdo shans, edhe pse e nuhata qartë se ajo më dëshironte. “Ta pastrojmë edhe pak këtë vend dhe e përfunduam punën, sepse sytë m’i qorronin çdo ditë këto tollovi në podrum!”, më tha ajo.

Duke u ballafaquar me pastrimin, në një çast ajo m’i mbështeti shpatullat e këmbëve për trupin tim, kur pa se nuk kisha ndërmend të bëja ndonjë “marri” dhe se isha frikacak në këtë drejtim. Dhe, në një çast më pëlciti truri dhe e rrëmbeva për vithe me të dy duart e mia. Edhe pse u skuqa i tëri, duart e mia lëvizën pa kontroll mbi trupin e saj… Fjalët dhe gjëmat e saj më eksitonin aq fort, sa që më bëri ta harroja edhe vajzën e saj, në të cilën më mbeti syri që në shikimin e parë…Zaimi

Shperndaje në Facebook.