June 12, 2018 at 9:28 am

Euro tani nuk po ndal dot rritjen, arrin vlerën më të lartë ndaj lekut që nga prilli

Për një kohë të gjatë euro njohu rënie të mëdha në tregun e brendshëm të këmbimit valutor në vend duke arritur kulmin pas këmbimit me 124,17 lekë.

Mirëpo pas një periudhe disa mujore kësaj jave monedha e përbashkët e Eurozonës ka pësuar një rritje të ndjeshme nga java e kaluar.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 128.34 lekë, me një rritje prej 0.76 lekë në raport me fundin e javës së kaluar.

Kjo rritje mendohet se është nga ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për të ndaluar rënien e mëtejshme.

Banka tha se kjo rënie ishte e papritur dhe kishte shkuar përtej parashikimeve, duke u ndikuar dhe nga efekti psikologjik i pritshmërive për një rënie të mëtejshme.

Pas ndërhyrjes së bankës, faktori psikologjik u kthye në drejtim të kundërt. Individët nxituan të blinin valutë, në pritje të rritjeje të mëtejshme të euros dhe kjo ndikoi në forcimin e shpejtë të monedhës së përbashkët, shkruan Monitor.

Luhatjet e mëdha kanë bërë që agjencitë e këmbimit valutor të rrisin marzhin e tregtimit në blerje dhe shitje, nga 0.5 lekë, në gati 2 lekë. Një euro mund ta blesh sot mesatarisht në agjencitë valutore me 129.3-130.3 lekë, një vlerë kjo më e larta që nga prilli.

Megjithatë ardhja e turistëve të cilët pritet të arrijnë një numër rekord këtë vit vë në rrezik sërish dobësimine valutave.

Shperndaje në Facebook.