May 19, 2015 at 12:30 pm

Flet pa shami vajza që përloti e mbuluar Erdoganin(VIDEO)

Blendina Dibra, 16 vjeç nxënëse e medresësë së Shkodrës, nuk e ka kuptuar ende se ajo është përdorur si një kukull e bukur në një shfaqe me sfond të theksuar politiko fetar. Ajo ndihet ende e emocionuar që e bëri të qajë kryeministrin Turk Erdogan (foto poshte). Por gjithshka ishte një “mise en scene” e menduar mirë. Së pari vetë Blendina 16 vjeçare qe e mbuluar me shami gjatë recitimit në xhaminë e Prezës (foto e pare poshte), megjithëse ajo nuk mban një të tillë në jetën e përditshme (shikojeni në intervistën që jep për Agon Channel). Së dyti ajo recitoi një dua të poetit Naif Riat Asia të cilën vetë Erdogani e ka recituar në rastin e 100 vjetrorit të fitores së turqve në betejën e luftës së parë botërore në Galipoli. Edhe më parë kundërshtarët e tij politikë edhe shtypi e kanë kritikuar Erdoganin për përdorimin e këtij elementi të historisë për qëllime politike të ditës. Por ky instrumentalizim ka ndodhur edhe në Shqipëri. Ndaj recitimi me regji skandaloze, që nervozoi shumëkënd në Shqipëri, ishte një inskenim i përgatitur mirë. Ai i duhej kryeministrit turk në prag të fushatës elektorale, po aq sa edhe deklaratat e forta që bëri për shporjen e vllazërisë Gylen. Por Blendina, të cilën e mbuluan për ta bërë më të besueshme shfaqen është e emocionuar vetëm me reagimin sipërfaqësor të kryeministrit turk dhe bashkëshortes së tij Emine.“Se prisja reagimin e Erdoganit duke e krahasuar me politikanët shqiptarë që rrallë shfaqin momente dobësie” ka thënë ajo e ekzaltuar prej faktit se u bë e famshme për një ditë, pavarësisht nga kostoja e kësaj fame.

Shperndaje në Facebook.