December 13, 2017 at 6:39 pm

Habit miliarderja shqiptare: Humba 4-5 kg në muaj (video)

Stilistja Enada At’Nikolla i ka shumë të hershme vitet në fushën e modës. Sot, ajo ishte e ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, nga ku përveç trendeve të fundit të modës rrëfeu edhe se si humbi peshë.

Stilistja At’Nikolla zbuloi se ka përdorur një produkt të cilin ia kishin sjellë nga Amerika dhe se ka rënë në peshë normalisht, 4-5 kilogramë në një muaj.

“Kam humbur shumë kilogramë. Kam marrë një produkt nga Amerika dhe kam humbur peshë në mënyrë të rregullt 4-5 kilogramë në një muaj. Nuk kam bërë operacione sepse nuk kisha peshë aq të madhe sa të bëja operacion stomakun. Kam patur siklet shenjat e trupit. Por, përpara se ta marësh këtë produkt duhet të konsultohesh me doktorin”, tha At’Nikolla.

Shperndaje në Facebook.