May 15, 2018 at 4:24 pm

“Hyremi” bën operacione plastike, tremb fansat me ndryshimin e frikshëm (FOTO)

Ajo u bë një aktore shumë e dashur për shqiptarët pasi luajti rolin e sulltaneshës Hyrem, në serialin turk “Sulltani i Madhërishëm”.

Aktorja turke Meryem Uzerli u shndërrua në një personazh mjaft interesant në Shqipëri dhe jo vetëm, por ndryshimet e fundit që ka bërë në pamje, kanë shkaktuar acarim dhe mërzitje të fansave.

Mediat turke kanë publikuar disa pamje të Meryem, e cila shfaqet e shpërfytyruar nga operacionet plastike.

Siç shihet ajo ka bërë ndërhyrje në mollëza, buzë si dhe botox të cilat e kanë bërë të duket shumë larg pamjes që jemi mësuar ta shikojmë zakonisht.

Shperndaje në Facebook.