March 29, 2018 at 8:53 am

Hysaj gëzon të gjithë tifozët e Napolit

Elseid Hysaj ka tejkaluar lëndimin dhe do të luajë në takimin e së shtunës në Serie A.
Elseid Hysaj do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Napolit ndaj Sassuolos.

“Corriere dello Sport” shkruan se mbrojtësi shqiptar ka tejkaluar lëndimin dhe do të luajë në takimin e së shtunës në Serie A.

Hysaj ishte lënduar në ndeshjen miqësore Shqipëri – Norvegji, duke zgjuar dyshime se mund të mungojë te skuadra e Napolit.

Shperndaje në Facebook.