January 7, 2017 at 10:28 pm

Ja çfarë tregon dhimbja e kokës për shëndetin tuaj


Dhimbja e kokës është dhimbja më e zakonshme që i prekë të gjithë njerëzit e të gjitha moshave nëpër botë.
Një person që vuan vazhdimisht nga dhimbja e kokës, mund të frikësohet se diçka nuk është në rregull me shëndetin e tij, duke ia pamundësuar që të veprojë siç duhet në mjedisin ku jeton ose punon.

Madje, në disa raste, efektet e dhimbjes së vazhdueshme të kokës çojnë edhe në depresion, transmeton Gazeta Express.

Mënyra më e mirë për të shmangur dhimbjen e kokës është duke tentuar të bëni disa ndryshime në jetesë dhe të mësoni se si të relaksoheni, në vend se të përdorni pilula.

Dhimbjet e kokës janë nga më të ndryshmet, por më poshtë ne ju tregojmë llojet e tyre, të cilat mund të tregojnë shumë për shëndetin tuaj.

Sinusi: Dhimbja e kokës mund të shkaktohet edhe nga sinusi. Dhimbja ndjehet në ashtin e vetullave dhe faqeve.

Grumbullimi i gjakut: Dhimbja ndjehet brenda njërit sy dhe përreth tij.

Tensioni: Dhimbja ndjehet si një puls në kokë.

Migrena: Dhimbja ndjehet në gjysmën e kokës, duke çuar edhe në mpirje të asaj pjese.

Gjithashtu, dhimbja e kokës mund të jetë tregues i diçka serioze dhe është mirë që nëse keni dhimbje të madhe të kokës vazhdimisht të kontrolloheni tek mjeku.

Problemet serioze të cilat mund të shkaktojnë dhimbje koke janë mpiksja në kokë, gjakderdhja në tru ose fillimi i një sulmi në tru.

Shperndaje në Facebook.