October 12, 2017 at 12:44 pm

Keni qenë duke i larë gabim flokët gjatë gjithë kohës. Ja cfarë duhet të bëni

Për të patur flokët ideale si të vajzave në kopertinat e revistave, duhet ti nënshtroheni një rutine të përhershme.
Keni provuar disa shampoo dhe ende jeni të pakënaqura për rezultatin?
Përpara se të bëni përzgjedhjen e tyre, duhet të mbani parasysh disa rregulla për të mos vepruar gabim.

1-Larja e flokëve në dimër duhet bërë një apo dy herë në javë. Gjatë verës larjen mund ta bëni edhe cdo ditë, por kujdes, me sasinë e shampoos që aplikoni!
2-Nëse ju bëni dush çdo ditë, provoni të mos e përdorni shampon çdo herë, pasi floku juaj rrezikon të kthehet në një flok të thatë brenda një kohe shumë të shkurtër.
3-Dushet e nxehta janë fantastike, por jo për flokët tuaj. Ato mund ta irritojnë lëkurën dhe skalpin e kokës tuaj. Shpëlarja duhet bërë me ujë të vakët ose të ftohtë.
4- Mos eksperimentoni shumë me shampot. Flokët dhe skalpi juaj nuk do ta mirëpriste këtë “torturë”.
5-Flokët tuaj janë të brishtë kur sapo keni dalë nga dushi, kështu që tharja e tyre duhet të jetë me një peshqir sa më të butë.
6-Tharësja e flokëve mund t’ju kursejë kohën, por e keni menduar sesa e dëmshme është nxehtësia? Mundohuni të mos e mbani shumë afër vetes!

Shperndaje në Facebook.