May 19, 2015 at 12:37 pm

Kur një foto me ‘iPhone’ të shpëton nga vdekja

femija1Një nënë nga Britania e Madhe ka rrëfyer se si një foto i ka shpëtuar jetën djalit të saj të vogël. Stacey Sutherland ishte duke parë fotot e katër fëmijëve të saj në ‘iPhone’ kur vuri re një shenjë të bardhë dhe të pazakontë në syrin e fëmijës së saj më të vogël, Zak, 20 muajsh.

femija1

E shqetësuar për atë çfarë pa, nëna e katër fëmijëve kontaktoi menjëherë një mjek dhe më pas vogëlushi u diagnostikua me ‘retinoblastoma’, një lloj i rrallë tumori në sy që prek fëmijët nën 5 vjeç.

femija3

Vogëlushi tashmë po i nënshtrohet trajtimit me lazer dhe një kimioterapie intensive në mënyrë që të reduktojë përmasat e tumorit. Mjekët e kanë përgëzuar nënën që mundoi të shpëtojë syrin dhe jetën e fëmijës së saj.

Shperndaje në Facebook.