June 11, 2018 at 10:32 pm

“Më kap po munde”, Dukesha Kate sapo tregoi se është një nënë si gjithë të tjerat

Princesha Diana fitoi e para mbi turmën kur mori pjesë në një maratonë për të kapur djalin e saj në 1989.

Dhe nusja e saj e madhe Dukesha e Kembrixhit dëshmoi dje se ka të njëjtën frymë sportiviteti kur u përfshi në lojërat e fëmijëve në një event bamirësie.

Një nga fotografitë ka një ngjashmëri të habitshme me momentin kur princesha e ndritur Diana fitoi një garë kundër prindërve të tjerë në ditën sportive të Princit William në qershor të vitit 1989.

Ashtu dukej edhe Dukesha Kate dje kur e veshur me një veshje prej 40 dollarësh dhe një palë taka të larta kur vraponte për të ndjekur Princin George dhe princeshën Charlotte.

Treshja u shfaq papritur në ndeshjen e William në Tetbury dhe u bashkuan me kushërinjtë e tyre.

Ajo kishte zgjedhur një fustan bojëqielli me vija dhe ishte gjatë gjithë kohës e kujdesshme për fëmijët. Kate në park, dukej shumë larg Dukeshës që jemi mësuar ta shikojmë në evente të rëndësishme të familjes mbretërore.

Kjo pasi ajo gjithë kohës ishte në ndjekje të fëmijëve që vraponin dhe dukej sikur i thoshin “” Më kap po munde”. Momenti është komentuar shumë gjatë nga mediat angleze.

Shperndaje në Facebook.