June 7, 2018 at 10:25 am

Me kokën në gjoks e trupin mes shalëve, të moshuarit lënë pa fjalë jurinë

Një çift të moshuarish nga Kuba kanë lënë pa fjalë jurinë e “America’s Got Talent”, teksa kanë performuar të dy bashkë në një kërcim erotik.

Celina, 64 vjeçe dhe Filiberto, 70 vjeç nga Kuba performuan një pjesë nga kënga “Talk dirty” e Jason Derulo për të treguar talentin e tyre.

E nisën performancën e tyre me kërcim normal, deri diku romantik, e më pas shtuan prekjet mes tyre, duke e bërë tamam “dirty” kërcimin e tyre.

Gjithashtu, nuk munguan as puthjet e nxehta mes të moshuarve, të cilët në skenë dukeshin sikur ishin të rinj e në lule të moshës.

Të dy ia dolën që të kalonin në fazën tjetër me 3 pëlqime dhe 1 kundërshtim.

Shperndaje në Facebook.