March 13, 2018 at 8:02 pm

Menduan se pati vdekje natyrale, 48-vjeçaren e helmoi nusja e djalit me fotoksinë

Në prill të vitit 2017 ndarja nga jeta e Lirije Lamit u raportua si vdekje natyrale.

Rreth një vit pas vdekjes së saj, policia ka zbuluar se 48-vjeçarja është helmuar nga nusja e djalit me fotoksinë.

Marjana Cmeta, nusja e të ndjerës, është vënë në pranga, ndërkohë që në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar edhe 4 persona të tjerë për “moskallëzim krimi”.

Mes personave që janë shoqëruar në lidhje me helmimin e 48-vjeçares është edhe bashkëshorti i të ndjerës dhe djali i saj.

Shperndaje në Facebook.