May 12, 2018 at 8:35 am

Miliarda stërlina, ja kush është marka më e shtrenjtë e futbollit në botë (Foto)

Mançester Junajtid mund të krenohet për markën më të fuqishme në botën e futbollit, sipas rezultateve të një studimi të kompanisë “Brand Finance”. Ai e rendit markën e klubit 20 herë kampionë të Anglisë në vend të parë me vlerën e 1.357 miliardë paundëve, plot 404 milionë më shumë se Mançester Siti, që janë klubi i dytë më i shtrenjtë në Angli.

Vendin e dytë dhe të tretë në këtë klasifikim e zënë gjigantët e La Ligës: Reali i Madridit (1.127 mld paund) dhe Barcelona (1.082 mld paund). Menjëherë pas treshes së parë renditen gjermanët e Bajernit të Mynihut, marka e të cilëve kushton 1.007 miliardë sterlina.

Pjesa e mbetur e 10-shes së parë dominohet nga klubet angleze, me përjashtim të PSG-së që renditet në vend të 9, me vlerën e 654 milionë paundëve. Arsenali (776 mln) dhe Totenhemi (548 mln) nuk kanë ndryshime nga renditja e vitit 2017: respektivisht në vend të 8 dhe 10.

Shperndaje në Facebook.