April 8, 2018 at 11:33 pm

Në autobusin që e sulmoi McGregori ndodhej edhe Ilir Latifi, ja çfarë bëri sportisti shqiptar (Video)

Conor McGregor bëri një skandal të madh dy ditë më parë derisa sulmoi një autobus në Barclay Center në Brooklyn.

Luftëtari i sporteve marciale kishte goditur me shkallë autobusin ku ndodhej rivali potencial i ardhshëm i tij Khabib Nurmagomedov.

E gjesti i ka kushtuar irlandezit me arrestim nga policia e New Yorkut, por që është liruar pasi ka paguar kaucionin prej 50 mijë dollarëve.

Por video e re e publikuar nga UFC, shihet se në autobus ndodhej edhe sportisti shqiptar Ilir Latifi.

Fatmirësisht Latifi nuk ka pësuar asnjë lëndim por një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për mikun e tij i cili kishte gjak në fytyrë.

Për gjestin e McGregor ka folur edhe presidenti i UFC, Dana White.

White ndër tjera ka thënë se irlandezi ka mundur të përleshej në tetëkëndsh me Nurmagomedov dhe jo ta sulmonte autobusin.

Shperndaje në Facebook.