May 26, 2018 at 10:17 pm

Ronaldo i prish festën Realit, plas “bombën” menjëherë pas ndeshjes

Reali u shpall sonte kampion i Europës pasi mposhti 3-1 Liverpoolin.

Ylli portugez, Kristiano Ronaldo ka qenë në hije gjaë kësaj sfide, por pas ndeshjes jep lajmin e keq për çdo tifoz madrilen.

Sulmuesi po bën gati valixhet për t’u larguar nga Real Madrid dhe këtë nuk ka ngurruar ta bëjë të ditur pak çaste pasi fitoi Ligën e Kampioneve

Për BeIN Sports ai u shpreh:

Ishte shumë e bukur që isha pjesë e Real Madrid. Në ditët e ardhshme do t’u përgjigjem të gjithë mbështetësve të cilët kanë qëndruar përkrah meje gjatë kësaj kohe. Tani për tani duhet të gëzojmë se kemi shkruar historinë”.

Shperndaje në Facebook.