June 12, 2018 at 12:22 am

Sapo kishte nisur karrierën dhe ishte bërë i famshëm, aktori 20-vjeçar gjendet pa shenja jete papritur

Vdes papritur në moshën 20-vjeçare aktori i njohur i serialit “The Goldbergs”, Jackson Odell. TMZ shkruan se ylli i ri ka ndërruar jetë të premten në San Fernando Valley të Hollywoodit.

Mesohet se ai u gjet në një shtëpi rehabilitimi, ku ka qëndruar për t’i tejkaluar problemet me vartësinë nga droga. Por kur e pane ai ishte pa shenja jete.

Karriera e Jackson nisi që në moshën 12-vjeçare në serialin televiziv, “Private Practice”, ndërsa më pas ka luajtur në një sërë serialesh të suksesshme, duke përfshirë “iCarly”, “Modern Family” e ” Arrested Development”.

Odell ka qenë një herësh edhe muzikant, ndërsa i ka shkruar disa këngë për filmin e vitit 2018, “Forever Your Girl”.

Në komedinë e ABC, “The Goldbergs”, ka luajtur rolin e studentit Ari Caldwell, shok i Ericas dhe Lexit, dhe vëllai i Danas.

Aktori ka qenë mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, ndërsa në Instagram publikonte shpesh video nga këngët e tij.

Shperndaje në Facebook.