May 15, 2018 at 12:13 am

Shokon aktorja e njohur: Burri më rrahu me rrip kur isha shtatzënë

Është një nga aktoret më të famshme turke, por jeta duket se nuk ka qenë edhe aq e lehtë për Ceren Hindistan. Ajo ka rrëfyer se i shoqi e dhunonte edhe gjatë shtatzënisë, madje shpesh herë më mjetë të rënda.

Duke kujtuar martesën e tmerrshme me biznesmenin, Hindistan u shpreh se: Gjatë shtatzënisë, më ka rrahur për dy orë me rrip.”

“Sapo kisha dalë nga dushi dhe sipër kisha vetëm një peshqir. Kisha rënë përdhe dhe vetëm përpiqesha të ruaja barkun. Koka më ishte fryrë aq sa për tri ditë nuk kam mundur ta vë në jastëk.”

Aktorja më shumë se dy javësh është në qendër të vëmendjes pas akuzave të ish-bashkëshortit se ka ndërprerë mjekimin e vajzës së sëmurë me kancer.

Ceren Hindistan nisi një lidhje dashurie me biznesmenin Umit Aslan, ndërsa në korrik të vitit 2015 lindi vajzën. Çifti ka ndarë rrugët që prej janarit të vitit 2016 duke u kthyer në armiq të përbetuar.

Shperndaje në Facebook.