October 12, 2017 at 12:44 pm

Shqiptari mik në familjen italiane, abuzoi seksualisht me tre vajzat

Dy pedofilë janë arrestuar nga policia italiane në Romë.

Dy të ndaluarit, 43 vjecari shqiptar Z.L., miku i familjes dhe italiani A.D., 37 vjeç xhaxhai i tre vajzave abuzonin seksualisht me këto të fundit në mënyrë të vazhdueshme.

Dy pedofilët kanë mundur të veprojnë të pashqetësuar për një kohë të gjatë, pasi kishin besimin e plotë të të gjithë familjes.

Ata përfitonin nga vajzat e vogla që shpesh ndiheshin konfuze duke menduar që aktet e tyre seksuale nuk ishin gjë tjetër vetëm shprehje të pafajshme afeksioni e dashurie, shkruan “La Stampa”.

Por pas hetimeve doli në dritë gjithë abuzimi. Pas verifikimeve të para policia i arrestoi dhe pritet të dalin në gjyq.

Shperndaje në Facebook.