December 13, 2017 at 11:48 pm

Si e fshehu sëmundjen Blerim Peci?

Aktori nga Mitrovica, Blerim Peci, që për publikun u bë i njohur nga “Show Meselation”, ka ndërruar jetë në moshë të re, duke lënë tejet të pikëlluar familjen, farefisin, shoqërinë e publikun që e ka ndjekur me ëndje

Nga miq e bashkëpunëtor të tij, kuptojmë se Blerimi asnjëherë nuk është ankuar për asgjë. Pra, nuk ka shprehur ndonjë shqetësim rreth shëndetit. Vdekja e tij e hershme i ka habitur të gjithë.

Ndonëse ende nuk është thënë asgjë zyrtarisht, mendohet se ai kishte pësuar infarkt dhe gjithashtu vuante nga dëmtimi i mëlçisë.

Të gjitha këto mbeten pretendime, pasi askush ende nuk ka thënë diçka që mund ti konfirmonte këto informacione.

Një është e qartë, ai ka lënë zbrazëti të madhe kudo.

Shperndaje në Facebook.