June 9, 2018 at 6:27 pm

“S’të detyron njeri”, njihuni me anën e ‘errët’ të Arminës: Më tregoi vendin, nëse ajo do të më kapte duke e tradhtuar, do të më godiste

Ajo një showgirl, ai djali i ish-kryeministrit! Padyshim që lidhja e tyre do të ishte ndër më të përfolurat e viteve të fundit nga mediat rozë dhe dalëngadalë, Armina Mevlani ka nisur të flasë publikisht për detaje të marrëdhënies së saj me Shkëlzen Berishën.

Blogerja e modës, nëpërmjet një paragrafi të një libri që po lexon, ka treguar tërthorazi se çfarë do t’i bënte Shkëlzenit nëse ai do e tradhtonte. “E fejuara ime ishte e para femër që më tregoi vendin. Ajo vazhimidht më rikujton:

‘Hej, askush nuk të detyron të qëndrosh!’ Nëse unë mundohem të kaloj një situatë nëpërmjet broçullave, ajo më thotë: ‘Më lër të të kursej kohën dhe energjinë. Mos m’i shit mua këto broçkulla sepse nuk i ha!’ E di që nëse ajo do të më kapte duke e tradhtuar, do të më godiste me tigan në kokë. Dhe unë e respektoj më shumë se çdo grua tjetër që kam njohur…”-shkruhet në paragrafin, ku duket se Armina ka gjetur veten.

Shperndaje në Facebook.