February 26, 2018 at 2:27 pm

Tërbohet vjehrri, çohet nga tavolina dhe puth nusen e djalit

Ky është momenti tronditës kur vjehrri shkëputet nga tavolina e tij dhe shkon e puth në buzë nusen e djalit gjatë ceremonisë së dasmës.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Kinën Lindore, ku të gjithë dasmorët, përfshirë këtu dhe dhëndrin, janë shokuar nga veprimi i pakuptimtë i vjehrrit të nuses.

Sigurisht, që situata të tilla janë të sikletshme dhe shpesh nuk dihet se si të justifikohen përveç duke ia vënë fajin alkoolit që mund të konsumohet në dasma.

Kjo video pasi është xhiruar është ngarkuar në internet dhe po bën xhiron në të gjithë botën.

Vjehrri arriti t`i rrëmbejë puthjen e parë nuses. Pas kësaj duhet ta ketë punën keq me djalin dhe gruan.

Sipas mediave kineze, familja shkruajti një status në internet tre ditë pas incidentit, duke shpjeguar se babai shprehu keqardhje për sjelljen e tij të papërshtatshme.

Shperndaje në Facebook.