June 17, 2016 at 11:08 pm

Thuani lamtumirë klimës, freskohuni pa rritur faturën e energjisë elektrike

largea-condizionatori1404109129_1466166480-3147878
Me ditët e para të të nxehtit gjëja e parë që mendojmë është si të freskohemi. Zgjidhja më e parë që na vjen ndërmend është kondicioneri, por në fund të muajit rrudhim buzët për shkak të faturës së kripur të energjisë. Më poshtë gjeni disa zgjidhje si t’i thoni lamtumirë kondicionerit dhe të jeni të freskët pa shpenzuar.
-Bëni dush dhe pastrime në orët më të freskëta, për të mos krijuar më shumë lagështi brenda shtëpisë.

-Fikini elektroshtëpiaket që nuk përdorni, pasi edhe dukë qëndruar në gjendje “standby”, thënë ndryshe në prizë, ngrohin ambientin, shkruan noa.al.

-Mos përdorni drita shumë të forta.

-Përdorni tenda të bardha për të mos thithur shumë rrezet e diellit.

-Përdorni ushqime të freskëta dhe të pasura me ujë, dhe sa më pak brumëra të jetë e mundur.

-Nëse keni fatin të keni pak hapësirë jashtë, qoftë ballkon, kopsht ose tarracë, mbusheni me bimë që varen, pasi thithin nxehtësinë dhe e mbajnë ambientin më të freskët.

-Përdorni në dritare ose ballkon tenda ose çadra në pjesën e jashtme, për të krijuar pengesë ndaj nxehtësisë.

-Mbajini grilat mbyllur, gjithashtu dhe perdet në orët më të nxehta, duke shmangur mundësinë që rrezet e diellit të ngrohin më shumë ambientin. Nëse ajri është shumë i nxehtë jashtëm, mbyllini dritaret.

-Mundohuni të izoloni sipërfaqet e shtëpisë që janë më shumë të ekspozuara në diell.

-Nëse gjithë hiletë e mësipërme nuk ja kanë dalë, mbani një ventilator i cili konsumon 15 herë më pak energji se sa një kondicioner normal.

Shperndaje në Facebook.