June 11, 2018 at 12:28 pm

U shpërfytyrua nga operacionet, Hyremi merr vendimin drastik

Të gjithë na habiti bukuria e Hyremit në serialin turk e gjithashtu “lamë mendjen e kokës” pasi u njohëm me transformimin e saj të madh.

Aktorja turke Meryem Uzerli bëri ndërhyrje në pjesën e syve, buzëve dhe mollëzave, duke u shpërfytyruar tërësisht e duke mos pasur më asnjë ngjashmëri me bukuroshen e mëparshme që na bëri për vetë të gjithëve.

Pas shumë sulmeve që ka marrë jo vetëm nga fansat e saj në rrjetet sociale, por edhe nga producentët e njohur që i kanë propozuar role të reja, aktorja është penduar për ndërhyrjet e fundit.

Si rrjedhojë, mediat turke shkruajnë se Uzerli këto ditë do të jetë në Stamboll për të takuar mjekun, i cili do të ndërhyjë për t’i kthyer fytyrën në gjendje natyrale.

Le të shpresojmë se do të mund të kthehet edhe një herë po aq e bukur saç ka qenë më parë.

Shperndaje në Facebook.