June 12, 2018 at 12:22 am

Zgjidheni një gur dhe kuptojeni çfarë do t’ju ndodh në të afërmen

Ndani disa sekonda dhe me kujdes shikoni këtë fotografi. Mos mendoni gjatë, por thjesht zgjidhni atë gur që ju pëlqen më së shumti.

GURI NR. 1

Guri i parë është -“Opal”. Atë e quajnë edhe “guri i Hënës” Fakti se e keni përzgjedhur pikërisht atë, tregon se tani ju nevojitet pushim nga zhurma dhe obligimet. Ndjeni nevojën që të shkyçeni dhe, për një kohë t’i harroni problemet.

Ju nevojitet kohë që t’i rregulloni edhe ndjenjat tuaja. Për juve më së miri do të ishte që në disa ditët që po vijnë apo edhe javët të udhëtoni diku për një pushim të shkurtë, ku ka pak turistë dhe shumë vende të bukura. Nëse nuk mund ta bëni këtë, organizoni një fundjavë, le të jetë fundjavë në mal apo në fshat. Pra, gjeni pak kohë për pushim.

GURI NR. 2

Guri i dytë -“Malahit” Kjo zgjedhje juaja tregon se, për një kohë të shkurtë, ju presin ndryshime të mëdha në jetë, sidomos ato që do të lënë gjurmë thellë në shpirt. Po ashtu, do të mund të përjetoni edhe befasi të mëdha në jetën personale. Kjo kohë është ideale për juve që përsëri t’ rishkruani kartën e jetës tuaj. Yjet ju preferojnë, vetëm përpara.

GURI NR. 3

Guri i tretë është -guri i Diellit Vetëm dëshira dhe ndjenja që ju ka dërguar te ky gur, do të thotë se jeni optimist i hatashëm. Të ardhmen e keni të ndritshme dhe të zjarrtë. Për juve është mirë që kohët e fundit t’i kaloni jashtë, pa marrë parasysh motin të mbizotëron. Lumturia në jetë do të shtohet nëse më shumë kohë kaloni në ajër të pastër. Vazhdoni të absorboni forcë të madhe nga Dielli dhe ecni tutje dhe kurrë mos gaboni të humbni atë lumturinë tuaj.

GURI NR. 4

Ky është guri -“Obsidian” Nëse vëmendjen e keni dërguar në këtë gur, do të thotë se ndërgjegjja po ju thotë se ka ardhur koha për ndryshime. Në ditët e ardhshme duhet të ikni nga rrjeta e shprehive të vjetra dhe të filloni të krijoni një jetë të re. Koha më e mirë për të filluar diçka të re është – tani. Me këtë raste,drejt rrugës për ndryshime, provoni të ndiheni falënderues me ato që keni. Mos jini xheloz. Mos lakmoni. Mos lejoni që këto sëmundje të shpërndahen në mendjen tuaj. Provoni dhe mund të jeni të sigurt: mënyra e re e jetës ju dërgon te rezultatet e kërkuara.

GURI NR. 5

Guri i pestë është guri -“Hovlit” Nëse ju tërheq ky gur, kjo do të thotë se personi që e pëlqen mendjen e ka të hapur. Në secilin diskutim gjithmonë jeni të gatshëm të kuptoni (dëgjoni dhe kuptoni) argumentet e kundërshtarit. Dhe kjo ju jep aftësi unike për ta shikuar më mirë situatën nga të gjitha këndet e mundshme. Jeni person shumë i ndjeshëm. Shkëlqyeshëm e kuptoni se çfarë duan të tjerët t’ju thonë dhe t’jua bëjnë me dije. Shkëlqyeshëm i kuptoni fëmijët dhe kafshët. Të afërmit dhe njerëzit e afërm ia kanë lakmi fuqisë suaj të kujdesit. Tashmë duhet të imagjinoni. Gjithçka që do ta mendoni, është e shkruar që brenda tridhjetë ditësh të realizohet.

GURI NR. 6

Ky është guri -“Jasper” Nëse e keni përzgjedhur këtë gur, kjo do të thotë se jeni person i hareshëm dhe person optimist. Për juve me rëndësi është që jeta të vazhdojë tutje si një lojë e bukur. Në muajin në vijim, nuk do të ishte keq të planifikoni aventura të reja. Madje edhe të krijoni miq të rinj. Është koha e duhur për këtë. Gjithçka që FILLONI, Është e shkruar që të ketë sukses.

Shperndaje në Facebook.