October 12, 2017 at 12:47 pm

Zgjidhet misteri i shenjës në vetullën e Adelina Ismajlit

Këngëtarja Adelina Ismajli vijon të jetë një prej femrave më të bukura dhe më ndjellëse të muzikës.

Por ndërsa ra në sy për bukurinë dhe veshjet skenike, mes tyre spikati edhe një shenjë që kishte në vetull, e cila ishte prerë në mes.

Por në vend të shëmtimit, kjo shenjë e bënte edhe më të bukur Adelinën, madje kishte nga ata që mendonin se e kishte bërë qëllimisht.

Por këtë kuriozitet e ka shuar vetë këngëtarja, në një intervistë të dhënë disa vite më parë për “1001 pse”.

Ajo kishte thënë se ishte një “dhuratë” prej një zënke që kishte pasur në vegjëli me motrën e saj Ema, ku ishte çarë në vetull.

Më tej ajo tregoi se për mjekimin ishte kujdesur gjyshja dhe nuk kishte shkuar në spital, çka bëri që shenja t’i ngelej përjetë

Shperndaje në Facebook.